Prishtinë – Qeveria e Kosovës pret që funksionimi i plotë i rendit dhe ligjit në Kosovë të plotësohet me normalizimin e gjendjes në veri të Kosovës. Kështu tha zv/kryeministri Hajredin Kuqi, pas takimit të bordit për sundimin e ligjit, duke përsëritur qëndrimin e Qeverisë për heqjen e barrikadave dhe funksionalizimin e sitemit gjygjësor atje.
Qeveria e Kosovës ka shprehur qëndrim të qartë për largimin e bllokadave ne veri dhe për shtrirjen e pushtetit të saj në tërë teritorin e Kosovës.
Kuqi këto kërkesa i ka prezantuar në takimin e bordit për sundimin e ligjit, ku së bashku me zyrtarët e lartë të EULEX-it, është diskutuar për reformat që po bëhen në sferën e rendit dhe të ligjit. Zv/kryeministri Kuqi theksoi se Qeveria e falendëron EULEX-in dhe KFOR-in për koordinim të plotë në planin operacional, por pret që shumë shpejt të vendoset rendi dhe ligji ne tërë territorin e
Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac, tha se përkundër vëmendjes së shtuar për gjendjen në veri, Kosova ka edhe shumë sfida tjera për të plotësuar në mnëyrë që të sigurohet sundimi i rendit dhe ligjit.
Ndërkaq, Khaldun Sino, nga zyra e Komisionit Evropian, tha se ka pasur zhvillime pozitive në sektorin e rendit dhe ligjit, si zgjerimi kontrollit të kufirit me Malin e Zi, apo edhe vendosja sistemit të menaxhimit të kufijve sipas standardeve të BE-së. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 28 September 2011 15:38