Lajme Shqip Wednesday, 28 September 2011 14:01

Bruksel – Informacionet e fundit të portalit, nga Brukseli, bëjnë të ditur se është anuluar raundi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i planifikuar të mbahej sot.

Anulimi ka ndodhur për shkak të, siç thuhet, delegacionit të Beogradit, i cili ka kundërshtuar agjendën e paraparë.

Kjo shtyerje pason takimet e ndara që ndërmjetësit ndërkombëtarë zhvilluan në Bruksel me negociatorët e Kosovës dhe ata të Serbisë. (LajmeShqip.com)