New York – Scarlett Johanson ka dhënë një intervistë për CNN duke folur për herë të parë për bërjen publike të fotografive të saj personale.
Scarlett Johansson është cënuar nga hakerat në celularin e saj. Foto nudo të saj janë vjedhur nga celulari dhe kanë filluar të shpërndahen në internet gjatë këtyre ditëve. Për këtë arsye FBI-ja ka nisur investigimet për të zbuluar autorin që ka thyer sistemin e celularit të saj.
Në intervistë me gazetarin ajo ka thënë: “Kush është ai që nuk dëshiron ta ruajë privatsinë e tij? Fakti që je nën vëzhgim, apo se je një aktore kinematografie, nuk do të thotë që nuk ke të drejtë për të ruajtur privatsinë tënde. Nëse jeta private cënohet në çfarëdo lloj konteksti, kjo është padrejtësi. Mendoj se është shumë e gabuar!” (LajmeShqip.com)
Wednesday, 28 September 2011 13:24