Lajme Shqip Wednesday, 28 September 2011 11:37

Angli – Që të dyja janë ndër figurat më të famshme të Mbretërisë së Bashkuar, e megjithatë Victoria dhe Cheryl duket se nuk ndajnë përshtypje të njëjta për njëra-tjetrën.

Ndërkohë që Cheryl kohëve të fundit ka dhënë një intervistë ku ka shprehur admirimin ndaj punës së Victorias, kjo e fundit duket se nuk e ka begenisur fare opinionin e saj! Për këtë arsye, Cheryl e cila ka vendosur të hapë një linjë mode të sajën, ka kërkuar që me këtë hap të saj drejt fushës së modës të krahasohet në çdo hap me pasaniken Victoria Beckham.

Megjithëse Victoria ka qënë mjaft shoqe me Cheryl gjatë 2006-ës, ajo prej kohësh ka luftuar me mish e me shpirt për ta larguar veten nga bota e zakonshme dhe për t’u respektuar nga bota e modës së lartë. Dhe sipas opinionistëve të mediave britanike, tashmë ajo nuk i përfill komentet apo qoftë edhe vlerësimet e njerëzve që nuk janë të afirmuar në nivelin e modës së lartë.

Cheryl Cole tashmë është angazhuar në krijimin e një linje këpucësh për blerje online, në web-in stylistpick.com, dhe duket se frymëzimin e ka patur nga kolegia e saj këngëtare, që tashmë është shndërruar në mbretëreshën e modës.

Sipas disa burimeve të “Daily Mail”, Victoria beson se Cheryl i ka vjedhur asaj idetë, duke qënë se në të kaluarën ato kanë  shkëmbyer biseda rreth këpucëve. Gjithashtu thuhet se Victorian e acaron prania e saj pasi ajo është më e re dhe më e bukur. Por shqetësimi kryesor i saj nuk është se stilimet e saj do të përputhen me ato të Cheryl, por është fakti se hyrja e Cheryl në arenën e modës do të çoj detyrimisht në krahasimin ndërmjet tyre, duke shtuar në këtë mënyrë pasigurinë e saj. (LajmeShqip.com)