Lajme Shqip Wednesday, 28 September 2011 11:26

Mitrovicë – Bashkëpunëtori i Portalit LajmeShqip.com, nga veriu, ka marrë një deklaratë nga njëri prej shqiptarëve të rrahur sot, nga serbë të maskuar, derisa ata po punonin në pastrimin e shtratit të Lumit Ibër, për organizatën Deni, që funksionin në kuadër të USAID-it.

“Personat e maskuar, serbë, sapo kanë zbritur nga tri veturat e tyre, kanë gjuajtur me armë në ajër, ndërsa në herën e dytë kanë shtënë në drejtim tonin”, i ka thënë portalit njëri nga viktimat, “ndërkaq, ne menjëherë kemi kërkcyer në lumë”.

Sipas inrofmacioneve të portalit, më së rëndi e ka pësuar punëtori Behram Sadiku, i cili momentalisht është duke u trajtuar në repartin e Kirurgjisë, në spitalin në Jug të Mitrovicës.

Një grup punëtorësh shiptarë u rrahën paraditen e sotme nga një grup serbësh të maskuar, në Lagjen e Boshnjakëve, në veri të Mitrovicës, siç ka raportuar edhe më parë portali. (LajmeShqip.com)