Irlandë – Dje një besimtar i devotshëm i krishterë, Alan Graham 61 vjeçar, shkoi me traktorin e tij deri tek ylli i muzikës për ta dëbuar nga toka e tij. Pasi i kishte lejuar që të filmonin në tokat e tij, ai ka ngelur i shokuar kur ka parë që këngëtarja ka hequr bluzën dhe ka dalë me gjoksin jashtë gjatë xhirimit të saj. Këtë gjë nuk mund ta toleronte dhe ka rendur mbas tyre duke i dëbuar.

(Foto 1: Fermeri Alan Graham me traktorin e tij dhe Rihanna që zhvishet gjatë xhirimeve.)
Fermeri i cili është edhe një politikan lokal për Partinë Demokratike të Lëvizjes Sindikaliste, ka thënë: “Kur dikush kërkon të marrë hua fushën time dhe gjërat kthehen në situata të papërshtatshme, atëherë unë i them mjaft kujtdo. Nuk ja jap këtë të drejtë askujt për të bërë diçka të tillë! Nuk kam asgjë kundra Rihannës, por thjeshtë unë jam një njeri që jam rritur me etikë të krishterë.”

(Foto 2: Rihanna fillon të zhvishet gjatë xhirimeve për klipin e saj.)
Pasi u dëbuan nga fusha ku kishin filluar xhirimet, Rihanna dhe stafi i saj u larguan pa bërë asnjë pagesë mbi shfrytëzimin që i kishin bërë fushës. Pas kësaj, xhirimet për klipin e këngës “We Found Love” i vazhduan në Belfast.

(Foto 3: Natyrën e saj rebele ajo e tregon edhe gjatë klipeve.)
Gjatë gjithë xhirimeve të saj ajo ka tërhequr vëmëndjen e qytetarëve, por për këtë gjë nuk është shqetësuar fare. Madje ajo i është afruar vetë turmës për t’i lutur që të shtyheshin pak mbrapa dhe të mbanin qetësi.

(Foto 4: Rihanna e rrethuar nga kalimtarë gjatë xhirimeve për klipin e “We Found Love”.)
(LajmeShqip.com)
Wednesday, 28 September 2011 10:32