Meksiko Siti – Pesë koka njerëzish janë gjetur dje në një shkollë të fillore në qytetin meksikan Akapulko, për të cilat supozohet se u përkasin trupave pa kokë të gjetur të hënën, kumtoi polica.
“Persona të panjohur kanë lënë një kuti druri në afërsi të shkollës “Benito Huares”, ndërsa mbi të një thes i bardhë me pesë koka të prera”, deklaroi përfaqësuesi i policisë.
Ushtarët dhe policia i kanë larguar edhe mbetjet dhe e kanë bllokuar zonën.
Akapulko, që ndodhet 300 kilometra nga Meksiko Siti, dikur ishte pushimore e popullarizuar e yjeve holivudiane, por në vitet e fundit u shndërrua në vend të përleshjeve mes narko-karteleve.
Wednesday, 28 September 2011 09:22