Romë – Policia italiane në një operacion të gjerë, të kryer në disa qytete, konfiskoi 684 kilogramë marihuanë, 64 kilogramë hashash, pesë kilogramë heroinë dhe një kilogram
kokainë.
Në aksionin, i cili është realizuar në qytetet Leçe, Bari, Brindisi, Napoli, Milano dhe Torino, është shkatërruar narkobanda italiano-shqiptare dhe italiano-marokene të cilat janë marrë me tregti ndërkombëtare të drogës.
Janë arrestuar 29 persona. Hetimi është realizuar nga pjesëtarët e Guardia di Financa dhe prokuroria në Romë.
Policia ka konfiskuar edhe një motor-anije, të cilin të arrestuarit e kanë shfrytëzuar për transportin drogës, kryesisht në Shqipëri.
Wednesday, 28 September 2011 08:52