Lajme Shqip Tuesday, 27 September 2011 14:02

Prishtinë – “Shteti pa krye”. Ky është materiali në të cili është fokusuar e përditshmja Zëri. Kosova, ndërmjet të shtunës dhe të dielës, 23 orë ka qenë pa tre udhëheqësit kryesorë institucionalë të vendit.

Presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi janë gjendur  njëkohësisht jashtë territorit të Kosovës. Kjo mund t’i ndodhë vetëm Kosovës. Megjithë pakënaqësitë se si ka ndodhur kjo, ajo që dihet është se kosova ka qenë pa udhëheqësit institucionalë 23 orë.

E, ekspertët e çështjes së sigurisë thonë se një gjë e tillë nuk duhet ngjarë kurrë.

Ramadan Qehaja, ekspert në këtë fushë, thotë se vendi nuk duhet të mbetet pa njërin nga tre liderët, për shkak se mund të ketë situatë të jashtzakonshme, situatë krizash apo ndonjë problem tjetër.

Mungesa e tre liderëve nuk është e mirë edhe për ata vetë, e përfundon shkrimin gazeta Zëri. (LajmeShqip.com)