Tiranë- Pak ditë pasi Edi Rama prezantoi paktin me 10 pika si bazë për bashkëpunimin me mazhorancën, kjo e fundit është shfaqur indiferente ndaj dokumentit madje dhe e ka kundërshtuar atë. Por pakti 10 pikësh është në interest të vendit sqaron edhe njëherë sekretari ligjor i socialistëve Fatmir Xhafaj.
Sipas tij drafti i propozuar nga opozita duhet marrë seriozisht nga mazhoranca, pasi prej saj varet edhe fati i integrimit të vendit.
“Ky draft është në interes të vendit, mazhoranca duhet ta marrë shumë seriozisht konsensusin që ofron opozita përmes këtij drafti, i cili zgjidh krizën, por mbi të gjitha është në interes të shqiptarëve pasi kjo vjen për integrimin e vendit në BE”,- thekson Xhafaj.
Sekretari ligjor i partisë Socialiste, garantoi se PS është e gatshme për bisedime me maxhorancën, ndërsa drafti do të diskutohet të enjten në seancën plenare të radhës.
Tuesday, 27 September 2011 13:05