Gjatë qëndrimit në New York, kryeministri Sali Berisha ka dhënë një prononcim për rrjetin e mirënjohur amerikan CNN ku ka folur për projektin kombëtar të integrimit në BE. Gazetarja e CNN në komentin e saj është shprehur se kriza ekonomike nuk është vetëm një betejë e Greqisë.
Video nga Top Channel
750 mijë emigrantët shqiptarë, në vend, po u dërgojnë familjeve të tyre më pak para dhe shumë prej tyre po kthehen në shtëpi.Remitancat janë të rëndësishme për ekonominë shqiptare.
Në vitin 2009 përbënin 9% të GDP. Rritja ekonomike është tkurrur nga rreth 6% përpara krizës ekonomike të vitit 2008, në 3.5% këtë vit, por duke e krahasuar atë me atë të Bashkimit Europian, që është vetëm 0.2%, tremujorin e kaluar, edhe pse papritur, gjërat nuk duken aq keq.
Duke parë këto shifra, ajo e ka pyetur kryeministrin Berisha se pse Shqipëria akoma kaq e etur për t’iu bashkuar Bashkimit Europian, në një rrëmujë të tillë?
Pergjigje e KM Berisha: Unë mbetem në ankth dhe integrimi në BE është dhe do të mbetet projekti i prioritetit më të lartë i vendit tim. Ne do të bëjmë më të mirën për të arritur çfarë kërkohet: standarte, norma, praktika, për ta merituar atë. Unë e konsideroj një proces plotësisht të bazuar ne merite.
Gazetarja: Por pse do të donte Shqipëria të ishte pjesë e një hapsire ekonomike që aktualisht është në një fazë shumë të rrëzikshme sic e përshkruan FMN. Ne mund të përballemi me një dekadë me rritje ekonomike të humbur. Pse do të donte Shqipëria të ishte pjesë e saj?
Pergjigja e KM Berisha: Është e vërtetë që është një krizë serioze, por kam besimin e thellë se kombet europiane kanë të gjithë potencialet për ta kaluar atë, dhe Shqipëria nuk ka asnjë arsye për të ngadalësuar përpjekjet e saj për integrimin europian, për shkak të kësaj krize. Unë besoj se Euro, pavarësisht vështirësive momentale, do të vazhdoj, dhe do të mbahet ndoshta si një nga trashëgimitë më të mira të Europës, të të gjitha kohërave.
Tuesday, 27 September 2011 11:33 