Duke filluar nga dita e sotme e deri të enjten do të bllokohet për dy ditë puna në doganën e Kakavijës.
Shkak është bërë greva e doganierëve grekë e cila do të zgjasë nga mëngjesi i sotëm deri ditën e enjte në orën 07:00 duke paralizuar lëvizjen e të gjitha automjetet që hyjnë dhe dalin nga teritori grek.
Për shkak të kësaj greve, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve, por vetëm i udhëtarëve. Policia shqiptare dhe strukturat e saj janë vënë në lëvizje për të njoftuar të gjithë drejtuesit e mjeteve, bizesmenët apo tregëtaret e ndryshëm që të anullojnë lëvizjet deri ditën e enjte pasi në doganën e Kakavijës mund të lëvizin vetëm këmbësorët.
Tuesday, 27 September 2011 10:52