Bratisllavë – Shumë është e rëndësishme që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, e jo vetëm Kroacia, gradualisht t’i bashkohen BE-së, ndërsa më pas të bëhen edhe anëtare të saj, deklaroi mbrëmë presidenti i Gjermanisë, Kristijan Vulf.
A
i për vizitën dyditore në Sllovaki theksoi se Berlini dhe Bratisllava, angazhohen që Kroacia në vitin 2013 të bëhet anëtare e BE-së, por edhe për zgjerimin e mëtejmë të BE-së dhe programit për partneritet lindor.
“Integrimet evropiane duhet të vazhdojnë pasi projekti i Evropës e përcakton të ardhmen e çdo populli evropian në veçanti”, theksoi Vulf.
Ai theksoi se Sllovakia me reformat politike ekonomike dhe financiare e ka merituar vendin në eurozonë, duke theksuar se kriza debitore ka të bëjë me të gjitha vendet, e jo vetëm për ato të rrezikuara.
Tuesday, 27 September 2011 08:22