Lajme Shqip Monday, 26 September 2011 20:37

Prishtinë – Në një prononcim që e transmetoi TV Klan Kosova, shefi i delegacionit serb për negociata me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka pranuar se është kërcënuar nga krimineli i veriut të Kosovës, Zvonko Veselinoviq.

Ai ka deklaruar se është kërcënuar nga Zvonko Veselinoviq, me preteksitn se ka tradhtuar interesat serbe me marrëveshjet me Prishtinën.

Portali LajmeShqip.com kishte raportuar, të shtunën, më 24 shtator, se Borisllav Stefanoviq dhe Goran Bogdanoviq janë kërcënuar nga kapot e krimit në veri të Kosovës, me në krye Zvonko Veselinoviqin, i cili e ka përkrahjen direkte të Milan Ivanoviqit, Marko Jakshiqit, të dy këta udhëheqës të Këshillit Nacional Serb për veriun e Kosovës. (LajmeShqip.com)