Lajme Shqip Monday, 26 September 2011 18:48

Ajo mund të jetë nëna e dy binjakëve, por kjo gjë nuk e pengon aspak Jennifer Lopezin për të festuar statusin e saj të një beqareje, që kërkon të bëhet sa më joshëse dhe lakmuese për çdo mashkull që e sheh.

E ndarë nga bashkëshorti i saj Marc Anthony, para pak muajsh, argëtimi i saj këtë fundjavë në klubet e natës nuk është aspak përjashtim. Me një gotë shampanje në dorë, diva 42 vjeçare e liruar nga përgjegjësitë e një nëne, është argëtuar deri në 2 të mëngjesit të së djelës, duke kërcyer, folur me çdo kënd që i afrohej.

Lopez po i tregon mjaft qartë tregut të beqarëve se ajo është e disponueshme. (LajmeShqip.com)