Las Vegas – Bukuroshja Eva Longoria vuri në provë aftësitë e saj të gatimit, si një shtëpiake jo e dëshpëruar, në një restorant popullor italian, të shtunën në mbrëmje.
Ajo dukej e mrekullueshme teksa përgatiste një llazanjë gjigande tek restoranti “Buca di Beppo”. Megjithëse e kishte mbuluar veshjen e saj elegante me një përparëse gatimi, aktorja dukej sërish e mrekullueshme.
Megjithëse kjo aventurë gatimi në Las Vegas përfundoi mjaft mirë, aventura e saj e mëpërparshme nuk përfundoi dhe aq mirë. Ashtu siç ju kemi njoftuar edhe më parë, Eva Longoria u detyrua të mbyllte klubin e saj të natës për shkak të problemeve financiare që pati ai lokal.
Por pavarësisht këtyre, të paktën dashuria për të po ecën për mrekulli. Eva Longoria është duke frekuentuar vëllain e Penelope Cruzit, Eduardon, që prej 9 muajsh dhe statusi i romancës së tyre po duket gjithnjë e më shumë më i thellë. (LajmeShqip.com)
Monday, 26 September 2011 18:23