Lajme Shqip Monday, 26 September 2011 17:56

Deputeti socialist Arben Malaj i cili njihet për frymën kritike ndaj aksioneve të kryetari të tij Edi Rama vlerësoi si pozitiv paktin e propozuar nga Edi Rama.

Malaj njihet për qëndrimet e tij kundërshtuese ndaj Ramës por së fundi duket se ai ka zbuluar sërish të njëjtat parime me liderin socialist.

Malaj mendon se çdo nismë që i shërben dialogut midis 2 partive politike duhet vlerësuar.

Në lidhje me votimin e ligjeve në Kuvend që kërkojnë 3/5 deputeti Malaj u shpreh se se tashmë votimi nuk ka më rëndësi urgjente.

Malaj kërkoi nga mazhoranca që të ofrojë maksimumni e saj që propozimet e opozitës të merren parasysh.  “Nuk duhet ta fshehim faktin se mosmiratimi i ligjeve me shumicë të cilësuar ku mungonte përgjegjshëmria edhe e mazhorancës, qoftë duke u lodhur në dëshirën për të bashkëpunuar tashmë e humbi rëndësinë imediate për të bindur lidershipin në Europë se politika shqiptare kishte vënë prioritetet e vendit mbi debatet e bredshme politike. Nuk jemi në të njëjtin presion.”- u shpreh deputeti socialist Arben Malaj.

 

PS e Tiranës akuza Berishës…

 

Kreu i PS për Tiranës Sajmir Tahiri akuzoi kryemnistrin Berisha se nuk e do integrimin e vendit, duke injouruar propozimin e bërë nga opozita së sipas tij është shumë i qartë dhe nuk po merr përgjigjen e duhur.  “E sigurtë është një gjë se kryeministri flet dy orë a thua nuk i ka dalë pija. PS ka bërë një propozim të qartë për integrimin e vendit, por është e qartë se Berisha nuk e do inegrimin e vendit”,- deklaroi Tahiri.