Lajme Shqip Monday, 26 September 2011 17:59

New York – Apelit të Lady Gagës i është bashkëngjitur edhe Ricky Martin, këngëtari i njohur portorikan që prej vitesh e ka deklaruar homoseksualitetin e tij.

Lady Gaga në deklaratat e saj ka thënë se do të bëj të pamundurën, do të flasë edhe me presidentin Obama, që të ngrihet një ligj kundra atyre që shprehin urrejtjen ndaj homoseksualëve, dhe ky ligj të krijohet në emër të Jamey Rodemeyer.”

Solidaritet ndaj kësaj çështjeje ka shprehur edhe Ricky Martin duke ndërruar foton e tij të profilit në Tëitter me atë të djaloshit 14-vjeçar. Duke qënë se kjo çështje është bërë mjaft e diskutueshme në Amerikë, Ricky Martin ka shprehur mllefin e tij:

“Dhe sa jetë të tjera duhet të humbasim për të ndaluar ngacmimin, urrejtjen, fanatizmin dhe abuzimin?”

Këngëtari i “Livin’ La Vida Loca” ka luftuar shumë ndaj kësaj çështjeje deri sa në vitin 2010, më në fund u shfaq publikisht duke shkruar në profilin e tij:

“Jam krenar të them se jam një njeri homoseksual me fat.” (LajmeShqip.com)