Lajme Shqip Monday, 26 September 2011 16:48

Këngëtarja Lady Gaga i ka dedikuar një këngë fansit të saj Jamey Rodemeyer, adoleshentit 14 vjeçar që kreu vetëvrasje pas vitesh të tëra keqtrajtimi për homoseksualitetin e tij.

Gjatë performancës së saj në MGM Grand, Gaga i ka dedikuar Jamey këngën e saj “Hair” duke thënë: “Ne humbëm një monstër të vogël këtë javë… E kam shkruar këtë këngë për atë çfarë është më e rëndësishmja kur je në shkollë: identiteti yt. Prandaj Jamey, unë e di që ti je atje lart dhe po na sheh, por ti nuk je viktimë, ti je një mësim për të gjithë ne. E di që mund t’ju duket e çuditshme, por ndonjëherë disa gjëra janë më të rëndësishme se sa muzika.”

Rodemeyer u gjet i vdekur më 17 shtator jashtë shtëpisë së familjes së tij në Buffalo të New Yorkut. Ai kishte postuar video të ndryshme në YouTube rreth eksperiencave të tij si një viktimë nga urrejtja që kishin njerëzit për seksualitetin e tij. Varrimi i tij u bë të shtunën në mëngjes… Kur Gaga mori vesh për këtë ngjarje ajo deklaroi menjëherë: “Ditët e fundit i kam kaluar duke reflektuar, qarë dhe ulëritur. Kam shumë inat të grumbulluar. Është e vështirë të ndjesh dashurinë kur mizoria arrin aq sa të të marr edhe jetën. Ngacmimi (urrejtja e deklaruar) ndaj homoseksualëve duhet të kthehet në një çështje ilegale. Kjo është urrejtja e krimit..”

Për këtë ajo ka premtuar se do të takohet me presidentin Obama për të diskutuar për këtë çështje. (LajmeShqip.com)