Aktorja amerikane e shumë spekuluar duket se ka gjetur një mënyrë mjaft të mirë për të fituar disa para!
Ajo ka pozuar në Itali, e veshur me kostum të kuq lëkure dhe një çantë ku dallohet dukshëm flamuri amerikan. E ndihmuar nga stafi për të pozuar në një pozicion mjaft delikat, ajo është ulur mbi një mbështetëse të improvizuar enkas për të sipër liqenit Komo.
Lindsay Lohan ka pozuar për Phillip Plein, i cili gjatë javës së modës në Milano ka mbajtur dhe një konferencë duke e cilësuar Lilon (Lindsay-n) si frymëzim për të.
E ndjekur prej vitesh nga probleme gjyqësore dha pa ju kushtuar karrierës së saj si aktore, duket se ajo e ka gjetur një mënyrë mjaft të mirë për të rritur buxhetin e të ardhurave të saj, i cili për hir të së vërtetës ka pësuar goxha rënie me detyrimet e saja ligjore.
Por ato kujtime do ta pёrndjekin gjithmonё… Interneti ka njё memorie shumё tё madhe dhe mjafton tё kёrkosh emrin e saj dhe do tё tё dalin titujt e ‘nxirё’ tё pёrpara 7 viteve! (LajmeShqip.com)
Monday, 26 September 2011 13:33