Momente mahnitëse janë kapur nga një fotograf amator teksa një këlysh ka rrëshkitur nga shkëmbi dhe ka filluar të klithë frikshëm për ndihmë. Menjëherë sa e ka dëgjuar, nëna e tij ka mbërritur buzë greminës me tre luanesha të tjera dhe një luan.
Luaneshat fillojnë të zbresin poshtë së bashku, por detyrohen të kthehen pasi theu fillon të rrëshkasë…
Në një situatë të tillë vetëm njëra prej tyre mund të vendoste për të rrezikuar jetën për të shpëtuar këlyshin, dhe ajo ishte nëna e tij.
Me shumë ngadalsi, me frikën se mund të rrëshkiste, ajo ka zbritur deri tek këlyshi i saj i tmerruar. Shumë afër rrezikut të të rrëshkitur bashkë, ajo e ka mbërthyer në gojë këlyshin e saj dhe menjëherë ka filluar përpjekjet të ngjitet lart.
Nënë e bir shpëtuan, fatmirësisht! (LajmeShqip.com)
Monday, 26 September 2011 12:58