Tiranë – Minatorët e Bulqizës vijuan sot grevën e urisë në pritje që ACR-ja të plotësojë kërkesën e tyre për të larguar drejtorin e minierës, Medat Zogu.
Sipas përfaqësisë së minatorëve, dita e 8-të e grevës ka sjellë dhe përkeqësim të mëtejshëm të gjendjes së tyre shëndetësore. “Gjendja shëndetësore e disa prej grevistëve është përkeqësuar seriozisht. Ata kanë shfaqur dhimbje koke, marrje mëndsh dhe akoma më keq gjendje të fikti, por kjo nuk i ka ndaluar ata të vijojnë grevën dhe të refuzojnë kurimin në spital”, theksoi kreu i përfaqësisë së minatorëve, Luan Nika.
Organizatorët e grevës paralajmërojnë të tjera hapa ditën e sotme nëse nuk ka një përgjigje nga kompania austriake ACR, deri edhe në bllokimin e rrugës nacionale, me qëllim që përfaqësuesit e ACR të reagojnë sa më shpejt në zgjidhjen e situatës.
Monday, 26 September 2011 12:28