Lajme Shqip Monday, 26 September 2011 11:38

Athinë – Andrea Papandreu ka kryer studimet për sociologji, marrëdhënie ndërkombëtare, madje edhe ato pasuniversitare, por është ende i papunë dhe si i tillë, njëri nga mijëra protestues grekë që dalin në shesh e kërkojnë një të ardhme më të mirë.

Nuk është një i intervistuar dosido, por as më pak e as më shumë se vetë djali i kryeministrit grek Jorgo Papandreu: E pra ky “Titull” nuk e ndihmon aspak Andrean që të gjejë një punë në Greqinë e rrënuar.

Gazeta “To Vima” shkruan se 29 vjecari, me gjithë diplomat që ka, është i papunë dhe shpeshhere madje, merr pjesë edhe në protestat e “qytetarëve të indinjuar”.

Nuk përjashton mundësinë që në të ardhmen të angazhohet edhe ai me politikë, megjithëse shprehet se nuk dëshiron të ketë një rol institucional dhe të ngatërrojë mendimet e tij me institucionet.

Për pozicionin e të atit në këtë situatë, djali mendon se ai po bën më të mirën e mundur. “Nuk e shikoni? Tim ati iu zbardhën flokët brenda tre muajve…” –  thotë Andrea. Për sa i përket gjendjes së mirë fizike fizike të Jorgos Papandreut, i biri thotë se “e mban veten në formë që të jetë i gatshëm për betejat e përditshme”.

Sociologu 29 vjeçar, që shërbeu si parashutist në ushtri, thotë se tani nuk mund të gjejë punë.