Lajme Shqip Monday, 26 September 2011 10:47

Kabul – Hoteli në Kabul, i cili shërben si zyrë e Agjencisë Qendrore Amerikane të Zbulimit (CIA), mbrëmë është sulmuar, ndërkaq i tërë rajoni sot është i bllokuar, madje edhe për forcat afgane të sigurimit.

Gjatë sulmit është vrarë një shtetas amerikan, kumtoi zëdhënësi i ambasadës amerikane.

Hoteli “Ariana” është vetëm disa qindra metra larg rezidencës presidenciale dhe ambasadës amerikane dhe ndodhet në kompleksin ushtarak dhe diplomatik me masa të rrepta sigurie.

Incidenti vjen dy javë pasi militantët qëlluan me raketa dhe armë ndaj ambasadës amerikane në kryeqytetin afgan, ndaj selisë së NATO-s dhe ndërtesave të tjera qeveritare.

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar agjencinë pakistaneze të inteligjencës për mbështetje të rrjetit militant, Hakani, në sulmet e 13 shtatorit.

Islamabadi i ka hedhur poshtë akuzat.