Lajme Shqip Monday, 26 September 2011 08:18

Prishtinë – Gazetat e përditshme kosovare sot më tepër janë të përqëndruara në zvillimet politike.

E përditshmja Koha Ditore, ne ballinën e ka shkrimin me titull “Plani i Ahtisarit, pa alternativë, por me mundësi plotësimi”, duke shtuar se për integrimin e veriut dhe normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi do të merren për bazë idetë e Ahtisarit.

Në Koha Ditore sot mund të lexoni edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, që nisin bojkotimin e regjistrimit si dhe për prodhimet e Kosovës që janë të padëshiruara në Serbi.

Gazeta Zëri materialin kryesor ia ka kushtuar përdorimit të armëve pa leje, të titulluar “Armët pa leje, luftë e pashpallur”, ku vetëm sivjet janë vrarë mbi 15 persona nga përdorimi i këtyre armëve.

Zëri e ka edhe materialin rreth tenderimit të AUK-ut, të titulluar ATK-ja jep tender një burimor AUK-ut.

E përditshmja Expres, në ballinën e saj ka shkrimin me titull “Përgjigjja e Cooperit – Duroni edhe pak. Cooper iu ka kthyer përgjigje dy letrave të Prishtinës, në të cilat autoritetet kosovare shprehin pakënaqësi rreth moszbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Kosova sot ështe marrë me zgjedhjet, duke e titulluar shkrimin viti 2013, vit i votimeve – “Tri palë zgjedhje në një vit”.

Kosova Sot shkruan edhe për Ekspertët që kërkojë rikonfigurim te bisedimeve në Bruksel të titulluar Kthim në pozicionet e para 2 shtatorit. (LajmeShqip.com)