Lajme Shqip Sunday, 25 September 2011 19:43

Angli – Tim Mason 61-vjeçar dy herë në javë përshkon deri në 8 milje duke mbajtur në krah pankartën e sanduiçeve që shkruan: “Blini shtëpinë time. Hipotekën jua paguaj unë.”

Atij i lindi kjo ide pasi prej 6 muajsh është në pritje për ta shitur dhe asnjë i interesuar nuk i ka shkuar. Ai është mjaft në dijeni se sa i ‘vdekur’ është biznesi i shit-blerjeve të shtëpive, prandaj ka vendosur të veprojë në mënyrë të tillë për të stimuluar shitjen.

Kjo teknikë shitjeje përdoret edhe në Australi. (LajmeShqip.com)