Tetovë – Në një aksion të policisë së rajonit të Pollogut vetëm në Tetovë dhe në Dobridoll të Gostivarit janë ndaluar 22 femra, me qëndrim të paligjshëm nëpër lokalet dhe restorantet e këtij rajoni.
Në këtë aksion janë ndaluar edhe tre pronarë të lokaleve. Në aksionin në lokalin ”Bili 97” në Dobri Doll janë gjetur 8 vazja, shtetase maqedonase që punonin si valltare, mirëpo ato nuk ishin të lajmëruara legalisht në marrëdhënie pune.
Në kafeterinë ”Baci” në Bogovinë janë zbuluar pesë shtetase shqiptare dhe pesë nga Kosova, që ishin të angazhuara si këngëtare, ndërsa në lokalin ”Lovec” në Zherovjan” janë ndaluar dy shtetase nga Shqipëria, një nga Kosova dhe një maqedonase.
Ato punonin në të zezë dhe nuk kishin lajmëruar qëndrimin e tyre në këto vende apo lokalet ku punonin dhe qëndronin. Policia do të ngre kallëzime penale ndaj pronarëve, ndërsa një pjesë e madhe e shtetaseve të huaja do të deportohet. (LajmeShqip.com)
Saturday, 24 September 2011 19:21