Lajme Shqip Saturday, 24 September 2011 18:39

Sipas burimeve të gazetës së përditshme “Correio da manhã”, kampioni i Realit të Madridit do të martohet me modelen bukuroshe Irina Shayk më 12 korrik të 2012-ës. Martesën ata po e planifikojnë menjëherë pas përfundimit të kampionatit Evropian, vitin e ardhshëm.

 

Duket sikur edhe playboy-i më i thekur, një ditë e vë kokën në vënd. Dhe ka qënë pikërisht bukuroshja Irina Shayk që e ka bërë atë të ketë një të dashur fikse prej disa kohësh.

Që Irina mund të ishte vjaza e duhur për të duket se ai e ka kuptuar më herët, pasi e ka prezantuar që më parë me nënën e tij Dolores, me të cilën ai është mjaft i lidhur. Dhe për këtë ai ka marrë më parë aprovimin e nënës, përpara se të vendoste për t’i propozuar Irinës.

Cristiano dhe Irina janë prindërit e djalit të tyre 5 muajsh Cristiano Junior. (LajmeShqip.com)