Lajme Shqip Friday, 23 September 2011 20:01

Ka qenë badibilldër, aktor e guvernator, dhe së shpejti do të jetë autor publikues.

Arnold Schwarzenegger është gati për të treguar historinë e tij. Sipas njoftimit të “Los Angeles Times” të enjten, autobiografia e Arnoldit do të quhet “Total Recall”, një titull i dyfishtë, për të kujtuar edhe filmin e tij në vitin 1990.

Ish guvernatori 64-vjeçar i Kalifornisë bëri bujë në maj kur ai me bashkëshorten e tij Maria Shriver shpallën ndarjen mbas 25 vitesh martesë. Menjëherë mbas kësaj, ylli terminator rrëfeu se kishte një fëmi jashtëmartese me një nga shërbyeset në shtëpinë e tij, para më shumë se një dekade.

Kujtimet e Schwarzeneggerit, të cilat i ka quajtur “Historia e pabesueshme dhe e vërtetë e jetës sime” do të përpunohen nga redaktori ekzekutiv Peter Petre, që është dhe bashkëautori i autobiografive të Alan Greenspan dhe Norman Schwarzkopf.

Përfaqësuesi shtëpisë botuese të librit është shprehur në lidhje me librin e kujtimeve të Schwarzeneggerit:

“Kjo ka qënë autobiografia më e shumëpritur e këtij brezi. Portreti i tij paraqet një jetë shumë të larmishme dhe të diskutueshme, madje edhe argëtuese në sy të publikut.”

(LajmeShqip.com)