Lajme Shqip Friday, 23 September 2011 16:29

I dashuruar me partneren e tij në filmin “Two Much”, Melanie Griffin që vitin 1995, ai tregon se martesa e tyre 15 vjeçare e ka bërë lidhjen e tyre më të fortë.

Ata nuk i kanë fshehur kurrë problemet e tyre, si ato të çdo çifti normal. Gjatë gjithë jetës së saj, Melanie ka luftuar ndaj varësisë së medikamenteve dhe këtë e ka bërë me mjaft guxim. 51 vjeçari ka thënë në një intervistë për revistën AARP:

“Ne kemi patur po aq problem sa çdo kush. Kurrë nuk e kemi fshur këtë gjë! Kemi qënë të hapur rreth varësisë që Melanie ka patur ndaj medikamenteve. Ajo i ka kapërcyer problemet e saj mjaft bukur. Nuk e dija se ajo ishte aq e fortë! Kjo gjë më bën ta dua atë edhe më shumë, pasi ajo ka qënë një luftëtare si një luaneshë… dhe ja arriti qëllimit. ‘Rrëshkitja’ e saj e fundit ishte vetëm para tre vitesh, por kjo gjë neve na lidhi edhe më shumë.”

Ndërsa Griffin 54 vjeçare ëshë shprehur:

“Fillova të pija qetësuesë kur lëndova gjurin gjatë skiimit dhe më pas vazhdova që t’i pija edhe pa arsye. Fëmijët e dinin; Dakota dhe Stella më paralajmëruan… Në atë kohë Antonio ndodhej në Londër dhe unë shkova në një klinikë rehabilitimi për tre muaj; m’u deshën 10 ditë për t’u çtoksikuar.”

Antonio Banderas tregon se çelësi i rehabilitimit ka qënë terapia familjare, ku përfshihen të gjithë, sëbashku me tre fëmijët: vajzën e tyre 15 vjeçare Stella dhe dy fëmijët e Melanie-së nga martesa e parë, Alexander 26 dhe Dakota 21 vjeçe. (LajmeShqip.com)