Për herë të parë, Adele flet për njeriun që i dedikoi këngën gjigande “Someone Like You”… Këngëtarja britanike 23-vjeçare Adele Adkins ka rilidhur një shoqëri të vjetër; një shoqëri me ish të dashurin e saj, i cili e frymëzoi për disa këngë të cilat thyen rekorde në mbarë botën me albumin e saj “21”.
Fituesja e çmimit Grammy ka thënë për gazetën britanike “The Independent”:
“Ne jemi bërë sërish shokë. E di shumë mirë se çfarë jam duke bërë… Tashmë ka kaluar shumë kohë.
Me gjithçka çfarë ka ndodhur me albumin nëpër botë, është e rëndësishme që ta ndaj këtë gëzim me të, pasi kjo që më ka ndodhur është diçka e mrekullueshme! Ai më ka ndërruar jetën, nuk mund ta mohoj. Albumi më ndihmoi që të merrja veten nga ndarja me të dashurin tim.
Kjo gjë më ka ndihmuar që ta fal dhe unë shpresoj që edhe ai ta ketë falur veten e tij. Nuk jam mëndjemadhe, por për një vajzë të vogël nga Tottenham të shesë 10 milion albume, është diçka vërtetë për t’u krenuar.”
Adele nuk e ka identifikuar asnjëherë njeriun që i theu zemrën aq keq sa ajo shkroi këngë aq shkatërruese, si “Someone Like You”, “Set Fire to the Rain” dhe “Rolling in the Deep”. (LajmeShqip.com)
Friday, 23 September 2011 14:26