New York City – Për parfumin e saj të ri, Beyonce është frymëzuar nga Sasha Fierce. Me aromën e saj të re ajo ka dashur të sjellë diçka të re për femrat; diçka që i bën ato të ndihen të sigurta, të ndihen sikur mund t’i bëjnë për vete të gjithë meshkujt.

Të mërkurën në New York City ajo ka prezantuar parfumin e saj të ri “Beyonce Pulse”. Parfumi që tashmë ka dalë në shitje nëpër dyqane është vijuesi i dy parfume të mëpërparshëm të Beyonces, “Heat” dhe “Heat Rush”.
“Jam vërtetë krenare për këtë parfum. Doja të sigurohesha që të ishte një aromë që të përcillte sensualitetin e gruas dhe diçka elektrike në vetvete. “Beyonce Pulse” është aromë më e feskët se të tjerat, dhe është përzierje e qitros me pak vanilje, dy esenca të ndryshme nga njëra-tjetra.”
Përveç linjës së parfumerisë së saj, Beyonce është gjithashtu partnere me mamanë e saj Tina Knowles për linjën e veshjeve për gra “House of Dereon”, linjë të cilën ato e prezantuan sëbashku në javën e modës në Londër, më 17 shtator. (LajmeShqip.com)
Friday, 23 September 2011 12:15