Lajme Shqip Friday, 23 September 2011 12:11

Mitrovicë – Ndodhë edhe kjo, pjesëtarë të EULEX-it dhe karrabinierë në një autoblindë, ikin nga presioni në ndjekje i një makine serbësh në veri të Kosovës. Videoja ekskluzive në vijim, tregon se si, pa ndonjë problem, kriminelë serbë, e bëjnë autoblindën e karrabinierëve të zhvendoset nga pozicioni i saj, dhe pas një ndjekje disaminutëshe, rrugëve të veriut, në Zveçan, e detyrojnë atë të devijojë sërish, në ikje prej tyre.

Në ndjekje e sipër, autoblinda e forcave ndërkombëtare, për asnjë moment nuk denjon të ndalojë, së paku për t’i legjitimuar ndjekësit serbë. Përkundrazi, paqeruajtësit e blinduar ia mbathin, sa më shpejtë që munden, për t’i eskivuar përballjes eventuale me kriminelët, të cilët vazhdimisht raportojnë në radiolidhje për rrugën e përshkuar dhe zhvillimet, në këtë relacion interesant, prej Zveçanit, në Zupç e Zubin Potok.

Pamjet tregojnë gjithashtu anarkinë që dominon rrugëve të veriut të pakontrolluar të Kosovës dhe pozicionin defansiv të forcave të rendit dhe të ligjit, përballë kriminelëve. (LajmeShqip.com)