Lajme Shqip Friday, 23 September 2011 11:26

Edhe zonja e parë e Francës, si shumë gra në muajt e tyre të fundit, mezi pret që të nxjerrë në jetë fëmijën e saj, për t’i dhënë fund gjëndjes së saj trupore të rënduar.

Përveç kësaj, ajo ka rrëfyer se dëshira për t’i dhënë fund shtatzënisë nuk është vetëm për këtë shkak, por edhe për dëshirën e dëshpëruar për të pirë cigare.

Zonja Bruni, 43 vjeçare, ka pranuar se pas tetë muajsh shtatëzani me fëmijën e parë nga Nicolas Sarkozy, ajo ndihet se i ka ardhur në majë të hundës. Ajo ka thënë pardje:
“Me thënë të vërtetën, nuk mund të duroj dot më! Kohën time më të madhe e kaloj ulur ose e shtrirë. Nuk mund të pi as alkool dhe as cigare! E kam me ngut për t’i dhënë fund kësaj gjëndjeje.”

Ajo pritet që të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë mbas 6 javësh.

Fëmija i saj i parë quhet Aurelien, i lindur më 2001 nga ish i dashuri i saj Raphael Enthoven. Për gazetën franceze “Le Parisien” disa nga miqtë  e saj kanë rrëfyer se duke marrë parasysh moshën e saj mbi të 40-tat, mjekët i kanë rekomanduar të pushojë sa më shumë dhe të bëjë një jetë sa më të pastër (duke ju referuar alkoolit dhe duhanit).

Ajo me shumë vendosmëri thotë se nuk do të lejojë që të ekspozohen fotografitë e fëmijës së saj, duke e konsideruar si një çështje tepër private.

Por nuk do të ishte çudi që fotot e fëmijës të qarkullonin pikërisht në kohën gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale që zhillohen vitin e ardhëshëm në Francë. (LajmeShqip.com)