Tiranë – Analisti Aleksandër Çipa shprehet për mediat se, antiamerikanizmi në Shqipëri mund të konsiderohet pashmangshmërisht si një akt antikombëtar.
“Unë e lexoj si një paralajmërim ku shoqëria shqiptare natyrisht duhet të rrisë mprehtësinë e saj, sikundër në veçanti, institucionet shtetërore duhet të jenë më të angazhuara për të neutralizuar çdo lloj hapi të tillë që cënon integritetin e marrëdhënieve të patundshme, ekzistenciale mes Shqipërisë dhe SHBA-së”, tha Çipa, duke komentuar deklaratat më të fundit të ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu për ekzistencën në Shqipëri të celulave antiamerikane.
Friday, 23 September 2011 08:37