Lajme Shqip Thursday, 22 September 2011 17:26

Shkup – Komisioni Evropian sot doli me reagim për incidentin e fundit që ndodhi në  debatin e organizuar në Parlamentin Evropian për gjendjen në mediat e Maqedonisë.

“Komisioni u njoftua me këtë incident dhe shpreh keqardhje për këtë. Vlerësojmë se kjo ishte përpjekje e një grupi individual nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe mbështetësit e tyre që ta pengojnë debatin publik në Parlamentin Evropian. Të involvuarit në incident lanë mundësi të mirë që të marrin pjesë në debatin e hapur”, thuhet më kumtesën e shkurtë të Komisionit të lëshuar përmes Zyrës së Komisionit në Shkup.