Shkup – Raporti i radhës i Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë, çështja për emrin dhe gjendja në vend, ishin tema të takimit të sotëm të zëvendëskryeministres për çështje evropian, Teuta Arifi dhe eurokomisarit për zgjerim, Shtefan Fyle në Bruksel.
Fyle pas takimit deklaroi se me Arifin kanë patur bisedë të hapur dhe konstruktive, e ka bindur atë se raporti i radhës për përparimin e Maqedonisë do të ejtë i drejtë, i bazuar në fakte dhe do ta reflektojë përparimin në vend gjatë 12 muajve të fundit. Lidhur me çështjen për emrin, eurokomisari tha se “beson që dialogu ndërmjet Shkupit dhe Athinë e ka arritur momentin që nuk duhet të lëshohet”.
“Realiteti politik është se zgjidhja e çështjes do të ndihmojë shumë për fillim të negociatave inkuadruese”, ka thënë Fyle.
Është bërë fjalë edhe për gjendjen me mediumet në Maqedoni. “E përshëndeta tryezën e rrumbullakët për gjendjen e mediumeve më 14 shtator në Shkup, me të cilën kryesonte zëvendëskryeminsitrja. Ky është sinjal pozitiv se asociacionet gazetareske dhe disa OJQ janë të përkushtuara për dialog. I inkurajoj fuqishëm të gjithë për t’i vazhduar përpjekjet për mirëmbajtje të dialogut ndërmjet Qeverisë dhe komunitetit medial për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta”, ka thënë Fyle.
Në axhendën e zëvendëskryeministres Teuta Arifi në Bruksel ishin edhe takimet me drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë së përgjithshme për zgjerim, Stefano Sanino, si dhe me bashkëkryesuesin e Komitetit të prëzier parlamentar RM-BE,M Jorgos Shacimarkakis dhe me eurodeputetët Riçard Houit, i cili është raportues për Republikën e Maqedonisë në parlamentin evropian dhe me Eduard Kukan, raportues në hije për Republikën e Maqedonisë. (LajmeShqip.com)
Thursday, 22 September 2011 16:25