Michael Stipe, Peter Buck dhe Mike Mills dje kanë dhënë lajmin shokues për të gjithë në faqen e tyre zyrtare, duke deklaruar se dekalruar se ata janë njerëz të lumtur, por që nuk janë më një grup.
Michael Stipe ka thënë: “Një njeri është i zgjuar atëhere kur di të gjej kohën e duhur për t’u larguar nga festa.
Ne të gjithë, sëbashku, kemi ndërtuar diçka të jashtëzakonshme dhe tashmë jemi të gjithë të lirë për të ndjekur rrugën e lirë të gjithësecilit. Unë shpresoj që fansat tona të na kuptojnë se ky nuk ishte një vendim i lehtë, por ishte diçka që duhej bërë, pasi çdo gjë e ka një fund.”
Ky grup herën e fundit që doli me këngë në treg ishte kur i dhanë të drejtën Simon Cowell të ri-regjistronte këngën “Everybody Hurts”, të ardhurat e së cilës do të shkonin në ndihmë të viktimave të tërmetit në Haiti. (LajmeShqip.com)
Thursday, 22 September 2011 13:55