Tiranë – Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Ministria e Brendshme synojnë të rrisin numrin e grave dhe vajzave në Policinë e Shtetit.
Për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe Ministria e Brendshme kanë hartuar disa masa të përhershme dhe të përkohshme, të cilat do të pasohen dhe me ndryshimet në Rregulloren e Personelit të Policisë së Shtetit.
Këto ndryshime synojnë të eleminojnë disa pengesa lidhur me pranimin dhe karrierën e grave në Policinë e Shtetit.
Sot (e enjte 22 shtator) u shënua hapja e një fushate aplikimi për Shkollën Bazë të Policisë së Shtetit vetëm për gra e vajza nga i gjithë vendi. Fushata e aplikimit nis tani dhe zgjat për dy muaj me rradhë, deri më 18 nëntor 2011.
Për nxitjen e aplikimeve nga vajzat dhe gratë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe Ministria e Brendshme nisin një fushatë sensibilizuese dy mujore, e cila do të shtrihet në të gjitha qarqet e vendit. Fushata mbështetet edhe nga partnerët tanë strategjikë ICITAP, PAMECA, UN Women etj.
Thursday, 22 September 2011 13:43