Prishtinë – Ambasadori i Francës në Kosovë, Zhan Fransoa Fitou, tha se nuk ekziston asnjë plan special i fshehtë për veriun e Kosovës
.
Ai i hodhi poshtë pohimet e mediave për ekzistimin e planeve të fshehta për veriun e Kosovës. Fitou tha se ai nuk është në dijeni për ndonjë plan të fshehtë dhe këtë e ka dëgjuar për herë të parë nga mediat në Kosovë.
Sipas tij, duhet të vazhdohet me implementimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel, më 2 shtator, për njohjen e vulave doganore dhe tregtinë e lirë:
Ambasadori Fitou i ka vlerësuar veprimet e Qeverisë së Kosovës për veriun si legjitime, duke thënë se Qeveria po bën punë të mire, së bashku me EULEX-in dhe KFOR-in, në implementimin e marrëveshjes së 2 shtatorit. Fitu theksoi se implementimi i marreveshjes nuk do të jetë i lehtë dhe do të duhet kohë për t’i bindur serbët se ai plan është në të mirën e tyre.
Fitu tha se pret që edhe Qeveria e Serbisë të ndërmarrë veprimet e njëjta dhe të lejojë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave, duke potencuar faktin se ky është parakusht për t’u integruar në BE. (LajmeShqip.com)
Thursday, 22 September 2011 12:52