Tiranë – Gjykata e shkallës së parë e Tiranës rrëzoi kërkesën e prokurorisë për pezullimin nga detyra të kreut të policisë bashkiake.
Prokuroria i kërkoi Gjykatës se Tiranës pezullimin nga detyra të Florenc Hoxhës pasi dy ish punonjëse të bashkisë, Anila Çobani dhe Etleva Dura depozituan në prokurori padinë ndaj këtij të fundit, duke e akuzuar për ushtrim dhune ndaj tyre.
Kërkesa iu dërgua gjykatës dy ditë me parë.Edhe vetë Hoxha i është përgjigjur me një kundërpadi ku i akuzon dy ish punonjëset e tatim-taksave për kundërshtim me force të policeve bashkiake gjatë kryerjes së detyrës.
Sipas prokurorisë akuzat që ngrihen ndaj drejtorit të përgjithshëm të policisë bashkiake janë kanosje për shkak të detyrës, fyerje për shkak të detyrës dhe shtrëngim për moskallëzim. Ndërsa vetë Florenc Hoxha, pas vendimit të gjykatës tha se “drejtësia iu përgjigj trillimeve, të cilat synonin ta pengonin në ushtrimin e detyrës”.
Thursday, 22 September 2011 11:52