Lajme Shqip Thursday, 22 September 2011 11:52

Washington – Amerikani Lawrens Rasel Bauer (44) është ekzekutuar sot për shkak të vrasje së motivuar raciste, e cila ndodhi para 13 viteve dhe e cila konsiderohet si një prej vrasjeve më brutale në historinë më të re të shtetit federal amerikan Teksas.

Bauer në vitin 1998, së bashku edhe me dy fëmijë, me zinxhir e ka lidhur James Birdin (49) për kamioni dhe e ka tërhequr nëpër rrugën e asfaltuar në afërsi të vendit Gasper, në verilindje të Hustonit, ndërsa të mbeturat e trupit të viktimës i ka hedhur midis kishës në rrethinë dhe varrezat.

Dënimi me vdekje është kryer me injeksion vdekjeprurëse në praninë e prindërve të Bauerit dhe dy motrave të Birdit.

Përveç Bauerit aktgjykim me vdekje i është shqiptuar edhe Xhon Uiliam King (36), por në vijim është shqyrtimi i ankesës, ndërsa i treti është i akuzuar në rastin Shon Beri (36), dhe është dënuar me burgim të përjetshëm.