Zyrtarët turq të futbollit kanë gjetur një zgjidhje origjinale për luftën kundër huliganizmit në futboll. Në stadiumet ku tifozët shfaqin sjellje prej huliganësh, burrat nuk do të lejohen më t’i ndjekin ndeshjet në atë stadium, por do të lejohen vetëm femrat dhe femijët.
Këto rregulla të reja do të aplikohen vetëm për skuadrat të cilat janë dënuar më parë për veprime të padisiplinuara të mbështetësve të tyre.
Por ka akoma dhe më shumë!… Për këto ndeshje femrat dhe fëmijët nën 12 vjeç mund t’i marrin biletat plotësisht falas.
Këto rregulla të reja u aplikuan për herë të parë ndaj skuadrës së Fenerbahce, e cila më parë ishte dënuar të luante dy ndeshje në Stamboll pa praninë e tifozëve.
41 mijë gra dhe fëmijë mbushën stadiumin duke pritur pjesëtarët e ekipit të Manisaspor me duartrokitje, ndryshe nga fyerjet normale. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 21 September 2011 20:11