Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një intervistë dhënë për kanalin televiziv amerikan CNBC, ka deklaruar se kriza e borxheve nuk ka pasur një impakt shumë negativ në ekonominë shqiptare. 
Referuar krizës në Greqinë fqinjë, shefi i ekzekutivit ka thënë se në Tiranë po vlerësohet me kujdes zhvillimi i krizës greke.
“Përfundimisht kriza e borxheve në Greqi dhe eurokriza në tërësi nuk ka një impakt pozitiv në vendim tim për shkak se pothuajse 1 milionë shqiptarë punojnë në Greqi por gjithësesi deri tani unë mund të siguroj se nuk ka patur pasoja të medha. E para, bankat greke në Shqipëri mbahen mjaft mirë, janë serioze dhe kanë një performancë mjaft të mirë. E dyta, shqiptarët të cilët po vijnë nga Greqia në Shqipëri po sjellin me vete paratë e tyre duke nisur biznese të reja. Kështu numri i biznesve të reja në vendin tim, vitin e kalaur u rritën me 40%. Gjithësesi ne po e ndjekim me mjaft kujdes zhvillimin e kësaj krize në Greqi dhe përreth nesh”-është shprehur kryeministri shqiptar.
Berisha tha se kriza greke por edhe situata e vështirë në Itali, nuk ka pasur një ndikim apo të ketë sjellë efekte negative në Shqipëri.
Siaps tij, shumë prej shqiptarëve që jetojnë në këto vende vazhdojën të investojnë në Shqipëri. “Emigrantët, kjo pjesë e forcës punëtore po kthehet në Shqipëri por deri tani kjo ka sjellë edhe efektet e veta pozitive në dy aspekte. E para shumë e shumë prej tyre po sjellin investime të vogla ndërsa të tjerët po sjellin një eksperiencë mjaft të vlefshme dhe në këtë mënyrë Shqipëria nuk ka arsye pse të shqetësohet me kthimin e emigrantëve. Ekonomia jonë po rritet dhe papunësia po ulet”-a përfunduar kryeministri Berisha në intervistën për rrjetin amerikan televiziv CNBC.
Wednesday, 21 September 2011 18:23