Lajme Shqip Wednesday, 21 September 2011 14:31

Tiranë-Këshilltarët bashkiakë të Partisë Socialiste dënojnë dhunën fizike që sipas tyre është ushtruar ndaj dy grave, nënpunëse të Bashkisë Tiranë, duke kërkuar për këtë mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak.

Deklarata është bërë para selisë së bashkisë të kryqytetit, ku përfaqësuesit e majtë kanë apeluar për futjen në rendin e ditës së kësaj çështje, por kjo kërkesë sipas tyre është hedhur poshtë nga pala tjetër.

 

“Kërkesa jonë për mbledhjen është urgjente, por fatkeqësisht nuk kemi asnjë reagim nga kryetari i këshillit bashkiak apo nga bashkia”, thuhet në deklaratën e këshilltarëve të majtë.

Sipas tyre në bazë të rregullores këshilli bashkiak duhet të mblidhet jo më pak se një herë në muaj.

Denoncimi i dy inspektoreve

Dy inspektoret e tatimeve në bashkinë e Tiranës, Anila Çobanit dhe Etleva Duraj kanë depozituar në prokurori kallëzimin tjetër penal ndaj Florenc Hoxhës, duke dorëzuar në organin e akuzës provën e mesazhit të shkruar ku lexohet qartë kërcënimi me jetë.