Pavarësisht punës së tij të merituar dhe vlerësuar, Brad Pitt e ka pothuajse të pamundur që të kalojë një intervistë me median amerikane pa bërë ndonjë koment që më pas ai të përflitet gjatë!
Një ndër gafat e tij të radhës ka qenë komenti mbi filmin “Intervistë me Vampirin”, film i cili e gozhdoi atë në krye të Hollivudit.
“Ka qenë një eksperiencë e tmerrshme! Kam xhiruar në errësirë për javë të tëra dhe kur mbaronin xhirimet, jashtë kishte rënë nata. Më shkonte 24 orë natë… Madje, edhe lentet që vija gjatë xhirimeve më sikletosnin shumë.”
Dhe në fakt, megjithëse roli i Louis de Pointe du Lac i dha titullin si aktori më seksi, ai e ka treguar edhe më herët pakënaqësinë e tij ndaj këtij roli. Pitt e urrente aq shumë vampirin Louis, aq sa është përpjekur edhe ta braktisë rolin gjatë xhirimeve, por është zmbrapsur kur ka marrë vesh që largimi do t’i kushtonte 40 milion dollarë. Ai rrëfen se i ka marrë aq inat filmat me vampir, aq sa nuk ka pare as filmin ‘Twilight’. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 21 September 2011 14:55