Lajme Shqip Wednesday, 21 September 2011 14:23

Të hënën është transmetuar premiera e serialit komik televiziv “Dy burra e gjysëm”, këtë herë pa praninë e Charlie Sheen.

Afërsisht 28 milion njerëz janë ulur përpara televizionit për të parë seritë e reja me praninë e Ashton Kutcher.

Shikueshmëria është rritur në mënyrë mjaft të ndjeshme që nga episodi i fundit i sezonit të kaluar. Nëse vjet shënonte 13.3 % e shikueshmërisë, sivjet me Kutcher arritën 14.6%.

Megjithëse vjet “Dy burra e gjysëm” shënoi shikueshmërinë më të lartë ndër komeditë komike në televizion, duket se Ushton Kutcher ka i dhënë një shtysë për të thyer të gjitha rekordet e vendosur deri më sot. (LajmeShqip.com)