Lajme Shqip Wednesday, 21 September 2011 13:04

Tiranë – Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, kabllogramet e ambasadës amerikane për Shqipërinë, të publikuara nga ana e Wikileaks, i ka cilësuar si pije freskuese verore dhe se vetëm të marrët mund të merren me këto kabllograme, ku akuzohen rëndë qeveritarët kryesorë, duke nisur nga kryeministri Berisha, djali i tij, ministra, drejtues të policisë dhe ushtrisë etj.

“Qeveria amerikane qëndrimet e saj i shpreh në mënyra të tjera. Me disa nga kabllogramet e publikuara ne nuk kemi pse të merremi pasi për to nuk ka as përgënjeshtrime as mbështetje. Edhe po të marrim mundësinë se janë të vërteta ato janë opinione.

Dhe vetëm një politikan i marrë mund ta bëntë kalë beteje publikimin e kabllogrameve”, u shpreh Patozi gjatë një interviste në një televion shqiptarë.