Lajme Shqip Wednesday, 21 September 2011 13:01

Mitrovicë – Në veri të Kosovës vazhdon i papenguar kontrabandimi i mallrave nga Serbia, që nga gjilpëra e deri te nafta dhe armët. Ky kontrabandim është duke u kryer me anë të qarkullimit të trenit, në realacionin Kralevë dhe  qytetet në jug të Serbisë, deri në Zveçan.

Burime të Portalit LajmeShqip.com, kanë bërë të ditur se Zvonko Veselinoviq nuk mërzitet fare për transportin rrugor. Biznesi i tij i naftes dhe derivateve është duke ecur për bukuri, tani kur ai e ka në dorë transportin hekurudhor, të cilin e shfrytëzon i papenguar nga askush.

Burime të Portalit LajmeShqip.com kanë konirmuar se të hënën, rreth mesnatës, një kompozicion shumë i madhë i trenit, ka arritur nga Serbia në Zveçan.
Po sipas burimeve, me këtë tren kanë hyrë ilegalisht në  Kosovë së paku gjashtë vagonë me cisterna të mbushura me derivate të naftës, që kanë qenë pronë e kryekapos së krimit të organizuar në veriun e Kosovës, Zvonko Veselinoviq.

Raportohet se në tren, gjithashtu, ka pasuar të ngarkuara edhe mallra të tjera ushqimore dhe mallrat të akcizës, si kafe, alkool, cigare etj.

Me këtë tren është duke u bërë edhe qarkullim i udhëtarëve, ndërkohë që treni nuk kontrollohet nga asnjë institucion i sigurisë, vendor as ndërkombëtar. (LajmeShqip.com)