Tiranë – Efektivi i Gardës së Republikes, Sadik Çela, i dyshuar si i përfshirë në ngjarjet e 21 janarit, është rikthyer në paraburgimin e Tiranës.
Strukurat e policisë kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila urdhëroi rikthimin në qeli të gardistit Çela.
Aktualisht në paraburgimin e Tiranës janë efektivët e Gardës, Agim Llupo dh Sadik Çela, ndërkohë që, nën hetim në gjendje të lirë për çështjen janë disa efektivë të tjerë të Gardës.
Gardistët dyshohet se janë përgjegjës për vrasjen me arme zjarri të 4 protestuesve gjatë demonstratës së opozites në 21 janar të këtij viti, para selisë së Kryeministrisë.
Në demonstratën e dhunshme të opozites, si rezultat i konfrontimit midis demonstruesve dhe forcave te rendit pati edhe disa të plagosur, civil dhe punonjës të rendit.
Pas ngjarjeve të 21 janarit, prokuroria e Tiranës ndaloi disa efektivë të Gardës së Republikës. Ndërkohë, Gjykata vendoi lirimin e disa prej tyre, për mungesë provash.
Wednesday, 21 September 2011 12:29